MENU
klinika

Zgjedhjet për kreun e PD

Sali Berisha prej më shumë se dy orësh në zyrën e Lulzim Bashës

13.06.2021 - 14:10

Ish-kreu i PD-së dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, po zhvillon një takim me kryetarin në detyrë kësaj partie Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve të drejtuesit të ri të demokratëve.

“News 24” raporton se Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha.

Nuk dihet ende se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00. Rreth orës 19:30 do të nisë procesi i numërimit të votave dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet të dalë rezultati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokratët zgjedhin sot kryetarin e ri të partisë

Tre kandidatë sfidojnë Lulzim Bashën, 75 mijë anëtarë me të drejtë vote