MENU
klinika

Klosi mbledh Task-Forcën e Turizmit në Pogradec

“Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe…”

19.06.2021 - 17:51

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur Task-Forcën e Turizmit në Pogradec, qytetin juglindor që e cilëson si histori suksesi në marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Klosi thotë se problem mbetet vetëm numri  i rojeve të plazit e vendosjes së bovave.

‘’Për Pogradecin mund te them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes se bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Ve# Liqenit, Pogradeci duhet ti kushtojë vëmendje trashëgimise kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike.

Ndërkohë ministri si sfidë kryesore të këtij sezoni ka vendosur nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse sipas të cilin duhet të trefishohen këtë vit.

‘’Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin e organizuar nga vende të ndryshme të Europës.

Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të perballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj.’’- përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN