MENU
klinika

dyshohet prej 3 ditësh i vdekur!

Shëngjin/ Gjendet i pajetë në një apartament një turist rus

28.06.2021 - 09:26

Një turist rus është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, 39 vjeç, ndërsa Policia bën me dije se ai u gjet i pajetë nga kunati i tij në një apartament në katin e pestë, ndërsa të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj e përdorimit të pijeve alkoolike dhe drogës.

Trupi i pajetë i turistit është gjetur që mbrëmë rreth orës 22:40, por ende nuk janë kryer veprimet për largimin e kufomës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.