MENU
klinika

Skica e aksidentit tragjik në Vlorë

Shpejtësia skëterrë e ‘Audi A8’ shtyu ‘Toyota-n’ me familjen e emigrantëve 33 metra jashtë rrugës

30.06.2021 - 10:24

Udhëtimi i qetë për të kaluar fundjavën në jug të vend, u kthyer në tragjedi për familjen Gushi që ishin emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi. Report Tv ka siguruar skicën e aksidentit tragjik në Vlorë, ku nga përplasja e fortë që “Audi” bëri me “Toyota”, e nxori makinë, ku udhëtonte familja, 33 metra jashtë rruge.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina u shkatërrua totalisht, duke bllokuar brenda saj anëtarët e familjen Gushi, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe, ishin viktimat e këtij aksidenti, ndërsa një ditë më parë nëna e viktimës kërkoi drejtësi që i riu Igli Madani të shkojë pas hekura, pasi sipas saj aty e ka vendin.