MENU
klinika

Zbardhet marrëveshja e re me Pfizer

Shqipëria do të sigurojë afro 23 mijë doza

17.06.2021 - 16:39

Qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ për miratimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer.

Në marrëveshjen e miratuar në Këshillin e Ministrave në datën 16 Qershor ndërmjet kompanisë Pfizer,  Ministrisë së Shëndetësisë , Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin nuk bëhet e ditur sasia e dozave që Shqipëria do të marrë.

Burime për Tv Klan bënë me dije se kjo marrëveshje e re direkte me kompaninë Pfizer, është pjesë e instrumentit Covax. Në kontratën me Pfizer nëpërmjet Covax, shqipëria do të marrë afro 23 mijë doza vaksine .

Deri tani nga Covax, Shqipëria ka marrë afro 120 mijë doza AstraZeneca. Qeveria shqiptare ka parapaguar 3,9 milionë dollarë për sigurimin e afro 1.2 mln dozave vaksina të ndryshme nga ky instrument. Deri tani Shqipëria ka marrë 960 mijë doza të 4 llojeve të ndryshme vaksinash.

Në vend  aktualisht po përdoren vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavac me të cilën është vaksinuar masivisht popullsia. Ndërsa mosha e të vaksinuarve ka zbritur në 57 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN