MENU
klinika

"Nuk mund të them po për M. e Veriut para se…"

Negociatat me BE, Presidenti i Bullgarisë vendos kushtet

25.06.2021 - 08:59

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev k akonfirmuar se për Maqedoninë e Veriut do të vijojë ende të jetë veto-ja për negociatat.

Ai thotë se Bullgarisë nuk do i lidhen duart me lobim apo presion politik dhe ‘po-ja’ ër negociatat do të vijë atëhere kur të bindet se Maqedonia e Veriut nuk do e ndërtojë identitetin e saj mbi vjedhjen e historisë bullgare.

Duket se Bullgaria do të caktojë disa kushte për Maqedoninë e Veriut në këmbim të heqjes së vetos që do i hapte rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë.

“Nuk do të lejojmë që të na lidhen duart me lobim dhe me presion politik dhe mediatik. Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e tregimit të shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore. Nuk mund të them po para se të jem i bindur se fqinji jonë nuk do ta ndërtojë identitetin e tij me vjedhjen e historisë bullgare.”– deklaroi Radev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN