MENU
klinika

Prapaskenat për dorëheqjen e Gramoz Ruçit

Si e surprizoi Ramën për vendimin e panegociueshëm?

14.06.2021 - 11:57

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi të shtunën në Kongresin e PS-së se do të largohej nga politika aktive, duke mos pranuar mandatin e deputetit të qarkut të Fierit.

Mësohet se vendimi i Ruçit ka qenë krejtësisht personal dhe i panegociueshëm për t’u ndryshuar nga asnjë rrethanë. Burime pranë Kryeministrit thanë se Edi Rama ka mbetur i surprizuar kur Kryetari i Kuvendit i ka komunikuar vendimin e tij për të mos marrë mandatin dhe për të mos qenë në asnjë forum të Partisë Socialiste.

Burimi tha se ka pasur një takim në zyrën e Kryeministrit Rama, në prani dhe të kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, një javë më parë. Në këtë takim, Ruçi mësohet t’i ketë dhënë arsyet personale që e kishin çuar atë në këtë vendim, por dhe kohën në të cilën ai vendosi që ta bëjë publik vendimin e tij.

Gramoz Ruçi është i vetmi politikan i niveleve të larta në politikën shqiptare, i cili që prej 1991- shit ka qenë ai de facto kryetar i PS-së dhe pse de jure firmosnin Fatos Nano dhe Edi Rama, që jep dorëheqjen si fitues i zgjedhjeve dhe jo ku partia i humb ato. Fatos Nano vendosi standardin e dorëheqjes nga drejtimi i PSsë në 2005-ën kur partia humbi zgjedhjet parlamentare.

Sali Berisha dha dorëheqjen kur PD-ja humbi zgjedhjet në 2013- ën. Në 6 dhjetor Gramoz Ruçi do të mbushë 70 vjeç. Duket se ai e kishte vendosur kohë më parë dorëheqjen e tij, por kërkonte t’i bënte edhe një shërbim Partisë Socialiste, duke dhënë kontributin e tij në fitoren e mandatit të tretë radhazi në zgjedhjet e 25 Prillit.

MESAZHI

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e së shtunës të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi komunikoi publikisht dorëheqjen e tij nga çdo post në Partinë Socialiste, duke dhënë edhe arsyet e këtij vendimi.

“Së fundi, dua të bëj dhe një komunikim me ju. Kur unë nisa rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej tri dekadash politike, 30- vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 5- vjeçarët e vitit 1991 sot janë 35 vjeç dhe janë këtu.

Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët e vitit 1991 sot janë 40 vjeç dhe ata janë me shumicë këtu. Kur unë nisa rrugëtimin tim, adoleshentët 15-vjeçarë sot janë 45 vjeç dhe ata janë bërthama e Partisë Socialiste. Dhe natyrshëm, gjatë këtij mandati që po përfundojmë, me mua ka bashkëjetuar një pyetje: kur dhe ku, unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone timen politike?

Pasi çdo maratonë ka startin e nisjes, ka edhe finishin e mbërritjes. Prandaj miqtë e mi, unë kam zgjedhur sot, se s’ka më mirë sesa 30- vjetori i Partisë Socialiste të Shqipërisë, s’ka më mirë se sot që ne kemi fituar mandatin e tretë të qeverisjes, s’ka më mirë se pas disa muajsh unë kam edhe një përvjetor tjetër personal, 70-vjetorin e datëlindjes sime, që të deklaroj këtu para jush se më 9 shtator kur fillon legjislatura e re, nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe socialistët shqiptarë të qarkut të Fierit dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes sime politike, që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vite.

Prandaj, për ta mbyllur, më lejoni të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi që unë kam pasur fatin në këto 30 vite, të falënderoj edhe njëherë Fatos Nanon dhe Edi Ramën që unë e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre i krahut të djathtë, të falënderoj me gjithë zemër çdo socialist, nga Velipoja deri në Konispol se ata kanë qenë suporti i vërtetë dhe mbështetja e vërtetë për mua dhe t’i kërkoj njëherësh ndjesë kujtdo që mendon se unë gjatë këtyre 30 viteve s’kam plotësuar pritshmëritë që ai ka pasur ndaj meje.

Të falënderoj për herë të parë dhe të fundit e bëj këtë, bashkëshorten time, vajzën time, djalin tim, të cilëve si çdo politikan, por unë më shumë, u kam krijuar shumë shqetësime në këto 30 vite të jetës sime politike. Ju garantoj të gjithëve se aq sa të më punojë mendja dhe zemra do të jem dhe do të mbetem një socialist i denjë, do të jem një familjar dhe mbi të gjitha, një gjysh i përkryer për Mian time, për Herën time dhe për Roin tim se jam tri herë gjysh”, u shpreh Ruçi në fund të fjalës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njofton dorëheqjen në Kongresin e Partisë Socialiste

Gramoz Ruçi i jep fund karrierës politike!


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!