MENU
klinika

Detaji

Si e “theu” Kate Middleton protokollin mbretëror

18.06.2021 - 15:08

Dukesha e Kembrixhit kohët e fundit mori pjesë në Samitin e Cornëall me të gjithë familjen mbretërore. Kjo ishte dalja e tyre e parë zyrtare, pas vdekjes së Princit Philip në muajin prill.

Sipas një eksperti për leximin e buzëve dhe gjuhës së trupit, nëna 39-vjeçare e 3 fëmijëve, sapo mbërriti në ngjarje, përshëndeti babanë e burrit të saj, duke i thënë: “Përshëndetje, gjysh, çfarë po bën?”. Dhe nëse ju duket e çuditshme që ekspertët e protokollit mbretëror u përqëndruan në këtë fjalë, kjo është për shkak se Dukesha “theu” protokollin.

Anëtarët e familjes mbretërore, sipas rregullave, duhet t’i drejtohen njëri-tjetrit me titujt e tyre, veçanërisht kur janë në publik.

Incidenti ndodhi javën e kaluar, kur familja mbretërore ndoqi darkën së bashku për iniciativën “Projekti Eden”. Për këtë ngjarje, Kate kishte veshur një fustan të bardhë Alexander McQueen, të cilin e kombinoi me një palë taka “nude”.