MENU
klinika

Ja sa pacientë me COVID-19 marrin trajtim

Si paraqitet gjendja në spitalet e Kosovës?

06.06.2021 - 13:06

124 pacientë po marrin aktualisht trajtim në spital në qendrën universitare në Kosovë, ku 38 janë konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në klinikat COVID të QKUK-së dhe në 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19.

“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme në Kosovë janë të shtruar 37 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë dhe 23 me oksigjeno-terapi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN