MENU
klinika

Parashikimi për fundjavën

Sinoptikania: Nga nesër ulen temperaturat, ja kur rrezikohemi sërish nga i nxehti afrikan

25.06.2021 - 17:21

Prej 3 ditësh vendi ynë po përballet me të nxehtin afrikan, ndërkohë që dje u shënuan në Elbasan dhe Kuçovë edhe temperatura rekord, 42 gradë celsius.

Në një lidhje përmes skypit për ‘News24’, sinoptikania Lajda Porja tha se si do të jenë vlerat e temperaturave në fundjave do të pësojnë ulje ku moti do të jetë ideal për pushime.

Porja tha se edhe e diela do të shoqërohet me ulje të temperaturave, ku të freskët do të jenë mëngjes dhe mbrëmjet.

“Fenomeni ekstrem e kishte epiqendrën në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Qytetet më të nxehta kanë qenë Kuçova, Cërriku, Belshi, ku janë shënuar vlerat më të larta. Sot krahasuar me dje, ka pasur një rritje të temperaturave nga 0.2-0.5%. Duke nisur nga nesër kemi tërheqje graduale të këtyre masave ajrore të cilit s’do të nisin që sot gjatë natës që do të ndihen në zonat veriore dhe veriperëndimore. Por edhe në zonat jugore do të kemi një rënie ku në disa zona do të jetë rreth 4 gradë.

 

 

Rënia e temperaturave do të jetë në të dy vlerat, në mëngjes dhe në mesditë. Dita e diel do të vijojë më rënie, ku do të jetë një fundjavë të freskët, krahasuar me të nxehtin që kemi kaluar. Një fundjavë kjo 34-35 gradë. Fundjava do të këtë një mot ideal, pasi java do të nis gradualisht me rritje të temperaturave, ku zonat problematike do të shkojnë në 37-38 gradë. Deri më 7 korrik do të jemi në temperatura jo më shumë se 35 gradë. Pra kalon vala e të nxehtit. Por rrezikohemi që të kemi të njëjtën valë në gusht, ku urojmë që të mos e kalojmë temperaturën 42 gradë.”, tha Porja.