MENU
klinika

Rinis shërbimi, kur duhet të paraqiteni për kolaudim?

S’ka gjoba për mjetet që u ka skaduar afati, mjafton të…

01.06.2021 - 10:21

Katërmbëdhjetë qendra të kontrollit teknik në të gjithë vendin rinisën këtë të hënë shërbimin pas pesë muajsh pezullim.

Puna ka filluar me mjetet shtetërore si ambulancat apo makinat e policisë, të cilave u është dhënë përparësi për shkak të sigurisë që duhet të ofrojnë si dhe mjetet e tonazhit të rëndë ose kamionët, të cilëve u nevojitet certifikata për udhëtimet jashtë vendit.

“Janë mjetet, të cilave u duhet kontrolli sepse kanë funksione specifike, por dhe kamionët që transportojnë mallra jashtë u duhet certifikata për të kryer funksionin pasi nuk lejohen të qarkullojnë nga autoritetet atje”, sqaron Drejtori i Kontrollit Teknik, Drakul Lumi.

Ndërkohë, derisa shërbimi i kontrollit të rikthehet me kapacitet të plotë për të gjitha automjetet, Drejtoria e Transportit Rrugor ka udhëzuar Policinë të mos penalizojë asnjë posedues mjeti për kolaudim. Por, nga ana tjetër, nga muaji tetor, ata që po qarkullojnë me mjete, dukshëm, në gjendje të keqe teknike si stopa apo pasqyra të thyera, janë futur në një listë të zezë për t’u identifikuar e kontrolluar më i

AUDIMEVE

Ditët e para të kolaudimeve janë për mjetet, kontrolli i të cilave gjykohet të jetë emergjencë. Më pas, gjatë këtij muaji, pritet të nisë edhe kontrolli teknik i mjeteve që nuk e kaluan dot kolaudimin gjatë kohës që ishte në funksion si shërbim.

Të dytët në radhë janë mjetet e transportit publik, përfshirë autobusët urbanë, taksitë e autoshkollat, bashkë me mjetet e reja në territor si dhe kategori të veçanta automjetesh. Të gjithë ata që kanë një certifikatë kontrolli teknik, që u ka skaduar ose jo, kanë afat edhe 12 muaj përtej datës së lëshuar.

Sakaq, mjetet e regjistruara gjatë kësaj kohe me kilometrazh zero do të duhet të presin tre vjet për t’u paraqitur në një nga pikat e kontrollit teknik, sipas ndryshimeve në kodin rrugor. Ndërsa makinat e përdorura që kanë prekur tokën shqiptare gjatë këtyre muajve do të futen në sitë pasi DPTSHRR të ketë përfunduar me flotën shtetërore, kamionët dhe mjetet që nuk kaluan dot kolaudimin vitin e kaluar.

“Do të jetë radha e makinave që kanë hyrë për herë të parë dhe automjetet që kanë transport udhëtarësh, të tjerët më pas do të njoftohen në radhë pasi të përfundojë një herë kontrolli me këto kategori”, sqaron Lumi, drejtor i Kontrollit Teknik në DPTSHRR.

Në ditën e parë të hapjes së shërbimit, në 14 qendrat e kontrollit teknik ka pasur pak radhë, jo vetëm për shkak të mungesës së automjeteve, por edhe për faktin se i gjithë shërbimi do të ofrohet vetëm me rezervim paraprak online.

Drejtori Lumi thotë se rezervimi do të bëhet përmes sistemit e-albania nga qytetarët, para se të paraqiten në pikën e kontrollit.

“Radhë nuk ka se përveçse çdo kontroll është me rezervim, edhe ofrimi i kontrollit një herë në 2 vjet ka ulur fluksin”, thotë drejtori duke shtuar se pavarësisht se kolaudimi nuk i penalizon, taksat vjetore dhe policat e sigurimit, po.

Kolaudimi është pezulluar që në janar për shkak se përfundoi kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania në fund të dhjetorit 2020, që ofronte këtë shërbim dhe kontrolli teknik i kaloi shtetit, konkretisht DPSHTRR.jfuuwevtwd

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DPSHTRR: Të parët mjetet e institucioneve shtetërore dhe...

Sot nis kolaudimi i mjeteve