MENU
klinika

"BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për..."

Soreca: Një Shqipëri e gjelbër, është rruga për në BE

21.06.2021 - 11:00

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, mori pjesë mëngjesin e sotëm në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kamëz. Ky investim, vjen si rezultat i bashkëpunimit mes BE, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori doli për rëndësinë e këtij investimi për zonën. Soreca theksoi se një Shqipëri më e gjelbër, do të thotë një Shqipëri drejt BE. Ambasadori shtoi se Shqipëria duhet të vendosë mjedisin në plan të parë.

“Ky program është shembull se si funksionon BE, duke krijuar partneritete. Ky program do e ndihmojë Shqipërinë të afrohet në BE, mbështetur dhe legjislacionin e BE, për politikat e mjedisit. Këto politika, janë prioritete për BE, kemi marrëveshje të gjerë, e cila është më e rëndësishmja dhe si ambicie ka që Evropa të jetë neutrale për mjedisin deri në vitin 2050.

BE, lançon një strategji me objektivin që të ketë zero ndotje dhe programi që po prezantojmë sot e ka këtë objektiv. BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, standardet mjedisore, e ne do të japim dhe 50 milionë tjera për vitet e ardhshme. Po ashtu, investimet do të fokusohet edhe në zonat e menaxhuara në rikonstruksionin e ekosistemeve.

Shqipëria duhet ta vendosë mjedisin në përparësitë e veta sepse në të kundërt këtë objektiva s’do të kenë rëndësi. Duhet komunikuar për të gjitha gjërat e reja, kulturore, politike, që Shqipëria të jetë më e gjelbër dhe më e bukur për turistët. BE do e ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Të vijojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër, e të shëndetshme drejt BE”, tha Soreca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN