MENU
klinika

Pse mungon kryeministri?

Sot mbahet Asambleja e PS, por Rama nuk do të jetë i pranishëm

02.06.2021 - 13:27

Sot në orën 17:30 do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, por ajo që bie në sy është mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se kreu i qeverisë, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste nuk do të marrë pjesë pasi është nisur për një vizitë në Turqi, arsyet e të cilës ende nuk dihen.

Mbledhjen e sotme të Asamblesë do ta drejtojë sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

AXHENDA

Axhenda e mbledhjes së asamblesë përfshin caktimin e datës së kongresit, ndërsa do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Sekretariati i PS do të japë një informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të Partisë. Menjëherë pas kongresit do të nisin analizat në çdo organizatë socialiste dhe qendër votimi për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa do të zhvillohen dhe zgjedhje në strukturat vendore dhe jo qendrore të partisë. Nga shtator 2021 deri në maj 2022, në Partinë  Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja, përmes të cilave Kryeministri Rama ka kërkuar shtimin e të rinjve, grupeve të interesit me qëllim arritjen e mbi 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare