MENU
klinika

Euro 2020

Spanja në stilin e Guardiolas, 3 lojtarë nga City dhe 4 nga Barça

30.06.2021 - 22:37

Tre barazime për 90 minuta në 4 ndeshje, 9 gola të shënuar (si asnjë tjetër) dhe Spanja është në cerekfinale. Pak kokëforta shifrat, por realiteti është i tillë dhe tani iberikët janë favoritët e dytë pas Anglisë.

Hera e parë që kombëtarja nuk ka asnjë nga Real Madrid dhe ka katër lojtarë të Manchester City: Rodri, Laporte, Ferran Torres dhe Eric Garcia. City ishte skuadra më e përfaqësuar dhe tani me kalimin e Eric Garcia, Barcelona kryeson me Busquets, Pedri dhe Jordi Alba.

Djemtë e Guardiolas janë të rinj, Eric Garcia 20 vjec, Ferran 21, Rodri 24, Laporte 27, dhe në sezonin që sapo përfundoi ata përjetuan situata shumë të ndryshme.

Në Premier League Rodri ishte titullar në 31 ndeshje dhe i treti për minuta i luajtur pas portierëve Ederson dhe Ruben Dias, Ferran Torres në 15, plus 9 jashtë stolit dhe i gjashtëmbëdhjeti për minuta, menjëherë pas Laporte, 14 herë titullar, por vetëm 16 paraqitje totale.

Nga ana tjetër, Eric Garcia vështirë se ka luajtur ndonjëherë. Në 2021 ai tashmë ka grumbulluar më shumë minuta me “La Roja” sesa me City, me të cilin u ndal në 383 minuta në Premier League, tre paraqitje si titullar dhe tre jashtë stolit.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon