MENU
klinika

Tokyo 2020

Sportistët dhe stafi kuqezi vaksinohen para Olimpiadës

28.06.2021 - 22:14

Delegacioni olimpik shqiptar që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” është vaksinuar para nisjes për në Japoni.

Lajmin e konfirmoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në rrjetet sociale: “Ekipi olimpik shqiptar po vaksinohet me të dy fazat e vaksinës para udhëtimit në Japoni. Gjithashtu, po monitorohet gjendja e tyre shëndetësore”, – thuhet në deklaratën e KOKSH.

Mësohet se sportistët dhe trajnerët e tyre po vaksinohen me vaksinën anti-Covid të Pfizer, duke respektuar normat dhe masat e miratuara. Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik.

Francezi transferohet si lojtar i lirë

Mbappe firmos me Real Madrid

Formacionet e finales së Champions League

Nis sfida/ Real Madrid dhe Dortmund kërkojnë suksesin

“Gjimshiti ylli i ekipit, Broja surprizë”

La Gazzetta dello Sport “skanon” Shqipërinë