MENU
klinika

Çfarë do të diskutohet?

Takimi me Emmanuel Macron, Albin Kurti niset drejt Parisit

23.06.2021 - 16:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Parisit në kuadër të takimit me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Ai është i shoqëruar nga dy zv.kryeministrat Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi ku kjo e fundit ka postuar në rrjete sociale një foto nga avioni.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të takohet me Presidentin Macron në orën 19:30 në pallatin Elisee në Paris.

Temë e dialogut mes tyre do të jenë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave kosovare, Kurti do i kërkojë Macron mbështetje për procesin e Liberalizimit të vizave.

Ky është takimi i parë mes dy liderëve që pas fitores së Kurtit në zgjedhjet e Kosovës me ftesën e vetë Presidentit Macron.