Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 15 qershor seancën e radhës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në vendimin e sotëm është vendosur që të pranohen provat shtesë, ndërsa nuk është vlerësuar thirrje e dëshmitarëve, kërkesë e bërë nga Këshilltari i Presidentit Meta.
Palës kërkuese që në këtë rast është Presidenca i është lënë afat deri në datën 8 qershor për të paraqitur provat shtesë. Ndërsa deri në datën 10 duhet të paraqiten shpjegimet shtesë.
Për avokaten Kalaja, sot sapo ka filluar beteja ligjore ne Gjykate Kushtetuese, duke u shprehur besimplotë se vendimi do te jete ne favor te tyre.
“Sot sapo filloi beteja ligjore në Gjykatë Kushtetuese, por jemi të sigurt që ato që kemi kërkuar ne, do ta detyrojmë të marrë vendime pro Teatrit. U pranuan të merren provat. Kemi kërkuar që si pjese e këtij procesi të jenë të gjitha dokumentacionin që kane prodhuar sipas nesh vendimin antiligjor dhe që lidhet direkt me shembjen e teatrit”, tha avokatja Adriana Kalaja.
CFARE KERKOI KESHILLTARI I PRESIDENTIT
Këshilltar i Presidentit, Bledar Dervishaj deklaroi se është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë, rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.
Në Padinë e Presidentit thuhet se ligji është antikushtetues pasi paracakton garën. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.
Provat shtese te kerkuara nga keshillitari i presidentit
1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.
Lista e dëshmitareve e kerkuar nga Keshilltari i Presidentit
1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti