Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti i Turqisë Erdogan janë takuar sot tetë a tetë në samitin e NATO-s në Bruksel, duke “thyer kështu akullin” në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Kathimerini raporton se takimi 50 minutësh është zhvilluar në një atmosferë pozitive. Sipas burimeve diplomatike të kësaj gazete, dy liderët ranë dakord që të linin pas tensionin e vitit 2020 megjithë mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.
Mitsotakis dhe Erdogan biseduan për ndarjen e zonave detare dhe kjo çështje të zgjidhet sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në takimin mes tyre u diskutua edhe për çështjen e refugjatëve. Në këtë aspekt Kryeministri Mitsotakis i kërkoi Presidentit Erdogan që Turqia të pranojë 1450 emigrantë, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar përfundimisht nga autoritetet greke.