MENU
klinika

Bushi i zëvendëson

Tri ditë para ndeshjes, Shpresës i dëmtohen 2 lojtarë

01.06.2021 - 20:50

Ditën e sotme janë bërë të ditur të tjera ndryshime në listën e futbollistëve të grumbulluar duke lënë jashtë dy futbollistë për shkak dëmtimi. Ramen Çepele dhe Jurgen Çelhaka kanë braktisur grumbullimin pas problemeve fizike.

Të dy lojtarët nuk kanë qenë në gjendjen e tyre më të mirë, teksa stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë duke mos i grumbulluar për dy sfidat e ardhshme ndaj Andorrës dhe Bullgarisë.

Në këto kushte, tekniku Alban Bushi ka thirrur në ekip futbollistin e Teutës, Ledio Beqja, i cili i është bashkuar Shpresave që prej ditës së sotme.

Shpresat e 21 vjeçarëve do të luajë ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian në transfertë ndaj Andorras më 4 qershor, ndërsa katër ditë më vonë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në trasnfertë ndaj Bullgarisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë mbërrijnë në Kardif

Kombëtarja humbet edhe një tjetër titullar