MENU
klinika

Arsyeja kryesore: Mbyllja e kufijve

Turizmi i brendshëm, trendi global 2021

19.06.2021 - 10:10

Turizmi i brendshëm është zhvilluar është zhvilluar shumë në Kinë, në SHBA dhe në Europë, nga fakti i kufijve të mbyllur gjatë pandemisë.

Kjo tendencë mund të ndikojë në të ardhmen e turizmit ndërkombëtar që duhet të parashikojë një rimëkëmbje të mëvonshme dhe të virtytshme.

“Mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë u ulën me 83% në tremujorin e parë 2021 për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit”, sipas Organizatës Botërore të Turizmit (OBT).

Me një rënie prej 73% të mbërritjeve, 2020 u konsiderua “viti më i keq në historinë e industrisë” nga organizata.

 

 

Pa qenë në gjendje të udhëtonin jashtë, turistët, pra, qëndruan në shtëpi dhe zbuluan vendin e tyre, shpesh të inkurajuar nga qeveritë e tyre

Në Kinë, ka pak kohë që ka pasur një ripërvetësim të kulturës kineze nga brezi i ri dhe një vullnet të qeverisë për të riatdhesuar paratë nga turizmi, sipas specialistes për evolucionin e tendencave socio-kulturore, Cécile Poignant.

Me pandeminë, kinezët kanë udhëtuar në territorin e tyre shumë shpesh, mes Tibetit, Hainanit, Sishuanit, ka shumë vende interesante për t’u vizituar dhe agjencitë e udhëtimit po zhvillohen në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Për të inkurajuar turizmin e brendshëm, qeveria kineze ka autorizuar duty-free në provincën e saj ishullore Hainan, e cila është shumë e popullarizuar me popullatën e pasur me plazhet dhe hotelet luksoze.

Në një studim në fillim të vitit në të cilin njoftoi se tregu i brendshëm do të ishte motori i rimëkëmbjes, kabineti McKinsey vuri në dukje kërcimin e Kinës i cili tashmë ka rikuperuar “80% të aktivitetit të tij turistik” dhe një ” kërkim të destinacionit të natyrës” për klientët e rinj të pasur.

Në Shtetet e Bashkuara, turistët vendas përbënin 95% të të ardhurave nga turizmi në vitin 2020, dhjetë pikë më shumë se në vitin 2019, sipas Këshillit Botëror të Tregtisë dhe Turizmit (WTTC), i cili bashkon operatorët kryesorë të turizmit global.

Europianët inkurajohen gjithashtu të udhëtojnë brenda vendeve të tyre, si francezët me “verën blu, të bardhë, të kuqe” ose kuponat e qeverive të ofruara për luksemburgasit.

Në rastin më të mirë, udhëtimet do të jenë brenda-Europiane.

Nga Financial Times/ Ppërhapja e pandemisë dhe mungesa e vaksinave

Vera e 2021 zhgënjen sërish turizmin global

Rafte bosh në supermarkete, lokale e zyra që mbyllen!

Mungesa më e madhe e fuqisë punëtore në Britani

Nga Project Syndicate/ Çfarë do shohë bota vitet e ardhshme?

A do të heqë dorë Kina nga qymyri?