MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit slloven

“Turqia dëshiron të ndalojë zgjerimin e BE-së në Ballkan”

02.06.2021 - 10:32

Kryeministri slloven, Janez Jansa shprehet se një nga sfidat kryesore me të cilat do të përballet Bashkimi Evropian do të jetë rikuperimi nga pandemia.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së duhet të jetë një përgjigje jo vetëm ndaj sfidave, por edhe mbrojtjes nga aktorë të tjerë.

“Nëse BE nuk zgjerohet, atëherë dikush tjetër do të zgjerohet”.

Ai tha se një nga vendet që dëshiron pengimin e zgjerimit të BE-së në Ballkan është edhe Turqia.

“Midis tyre është Turqia, e cila po përpiqet të ndalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian me politikat e saj në Ballkan”, tha kryeministri slloven, raportojnë mediat vendase.