MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Uzuni tani vlen dyfish, më i shtrenjti në Hungari

02.06.2021 - 22:06

Myrto Uzuni bëri një sezon fantastik në Hungari me Ferencvaros, duke ndihmuar skuadrën nga Budapesti të shpallej kampione. Ai u transferua një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit te bardhejeshilët hungarezë për 1,8 milionë euro.

Uzuni tregoi aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë dhe, duke iu referuar një analize të transfermarkt, ai aktualisht është futbollisti më i shtrenjtë në merkato që luan në kampionatin hungarez.

Vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro, pavarësisht krizës financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Ai renditet i pari në këtë klasifikim special, duke lënë pas tre shok skuadre, norvegjezin Nguen që e ka vlerën në treg 2,8 milionë euro.

Pas tyre portieri i Ferencvaros Dibusz me 2,5 milionë euro dhe mbrojtësi ukrainas Kharatin me 2,2 milionë euro. Uzuni do të luajë sërish në Champions League dhe kërkon sërish grupet.

Gjatë kësaj vere në drejtim të Myrto Uzunit pritet të ketë shumë oferta me sulmuesin shqiptar që mund të transferohet në një kampionat akoma më të rëndësishëm se ai hungarez. Olympiacos është më i interesuar, por nuk është cudi që të shkojë te një ligë më e fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN