Policia e Fierit ka arrestuar drejtorin dhe inxhinierin e OST në këtë qytet, pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën dy elektricistët, Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, pasi u thye shtylla e tensionit të lartë, ku po punonin.
Kanë rënë në pranga punonjësit Andi Prifti dhe Eriseld Lala, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.