Valeta, kryeqyteti i Maltës. Më i vogli në Europë, i ndërtuar në vitin 1565, pas Rrethimit të Madh të Maltës. Qyteti ka marrë emrin e Mjeshtrit të Madh Jean de Va I ette.
Organi mbikëqyrës i ngarkuar me monitorimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (FATF) njoftoi se Malta është futur në listë për mbikëqyrje të intensifikuar, domethënë e ashtuquajtura “listë gri”.
Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), me seli në Paris, shton se anëtari i Bashkimit Evropian është futur në listën gri, së bashku me Haitin, Filipinet dhe Sudanin e jugut, dhe e konsideron të pazakontë që një vend i BE të vendoset në një listë të tillë ku ndodhet dhe Pakistani, Zimbame dhe Siria, raporton AP.
Qeveria malteze thotë se ka qenë dhe do të mbetet plotësisht e përkushtuar për të punuar me FATF dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të adresuar rekomandimet dhe shqetësimet në kohën më të shkurtër të mundshme.
“Një numër reformash kanë çuar në përparim të prekshëm në aftësinë e shtetit për të parandaluar, zbuluar dhe luftuar pastrimin e parave dhe sponsorizimin terrorist,”tha një deklaratë e qeverisë në La Valletta.
Mbikëqyrja e financimit të terrorizmit
Ky veprim ka shqetësuar publikun në Maltë për dëmet e mundshme të ekonomisë kombëtare.
Qeveria malteze lëshoi menjëherë një deklaratë ku thuhej se “Malta nuk e meriton t’i nënshtrohet një kontrolli të shtuar, duke qenë se ajo ka filluar tashmë një program reforme”.
FATF u themelua në 1989 me iniciativën e grupit G7, dhe për luftën kundër pastrimit të parave, dhe në 2001, mbikëqyrja e tij u shtri në financimin e terrorizmit.