MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Veseli: Uellsi i fortë, por do ta mposhtim

03.06.2021 - 15:24

Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli foli për mediat në prag të konferencës për shtyp për sfidën ndaj Uellsit. Veseli u ndal tek skemat e trajnerit Reja, formën e tij dhe gjithashtu dha një shpjegim dhe për të ardhmen.

Uellsi – “E kemi parë ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë”.

Futboll fizik? – “Dhe ne kemi disa lojtarë fizikë, është detyra jonë është t’i bllokojmë dhe të mos t’i lëmë të bëjnë lojën e tyre fizike, t’ua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të nga tegojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje”.

Përqendrimi – “Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten të jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë”.

Shokët e skuadrës – “Varet se futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli defensiv është më i miri në botë, e njohim njëri tjetrin dhe përmes kampionatin europian por qellimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit”.

Titullar – “Sigurisht ky do të jetë vendim i trajnerit, secili prej nesh është gati 100% për të luajtur”.

Salernitana – “Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqëndrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serie A.