08.06.2021 - 16:02
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama se Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ai thotë se pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet as politikisht dhe as ekonomikisht.
“Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”, tha ai.