MENU
klinika

"Koronavirusi është armë biologjike"

Virologia kineze tregon si u krijua Covid-19

04.06.2021 - 13:05

Virologia kineze, Li-Meng Yan, një ndër të parat që e vuri në dyshim origjinën e koronavirusit, u shpreh në një intervistë për Newsmax se “koronavirusi është një armë e pakufizuar biologjike”.

Një pretendim të tillë ajo e ka ngritur edhe në raportin e fundit që ka hartuar, ku dilte në përfundimin se Sars Cov 2 nuk ka origjinë të natyrshme.

Doktoreshë Yan ka publikuar gjithsej tre raporte mbi këtë temë, dy vitin e kaluar, një këtë vit. Patogjeni sipas saj, është produkt i programit të Partisë Komunistë Kineze të bioarmëve, e sipas saj ky rrjet nuk përfshin vetëm shkencëtarë kineze, por edhe disa specialistë dhe organizata të huaja.

Në raportin e sivjetshëm, virologia shkruan se Sars Cov 2 u krijua mbi bazën e kampionëve të viruseve ZC45 dhe ZXC21, të cilat ishin zbuluar fillimisht tek lakuriqët e natës nga shkencëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit. “Modifikimet në laborator, lejuan që të shtohej aftësia për të infektuar njerëzit. Ata rritën patogjenitetin e virusit, përcjellshmërinë e tij dhe vdekshmërinë”, thotë Yan, .

Një postdoktorante e Universitetit të Hong Kongut, Yan u largua drejt SHBA-së pak kohë më parë nga ku ka mundur të flasë hapur rreth teorive të veta. Ekspertë te tjerë thonë se nëse janë të vërteta, dëshmitë e saj do të ishin një mbështetje e fortë për pretendimin shqetësues se SARS-CoV-2 është një virus i bërë nga njeriu; por nëse ato nuk vërtetohen, rrezikojnë sipas tyre të mbeten në nivelin e shpifjes, neglizhencës dhe dyshimeve të mëdha etike, aq me tepër që Yan pretendon se dr. Anthony Fauci ishte në dijeni të eksperimenteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet mjekja kineze e arratisur

Çfarë ndodhi me koronavirusin dhe nga doli?

“Do nxjerr provat”! Virologia kineze trondit botën

“OBSH bashkëpunon me Kinën, COVID u krijua në laborator”

"U arratisa, pasi e di si i trajtojnë ata që thonë të vërtetën"

Virologia kineze pretendon se Pekini mbuloi shpërthimin e koronavirusit