MENU
klinika

Takim me me Erdogan

Vjosa Osmani udhëton për në Turqi

17.06.2021 - 10:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në samitin vjetor të SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim për media që ka nisur presidenca, bëhet e ditur se Osmani ka udhëtuar në Turqi ku do të përfaqësojë Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Në këtë samit, i cili sivjet mbahet për herë të 25-të dhe këtë vit udhëhiqet nga Turqia, Presidentja do të flasë lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

Më pas, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, krahas shumë udhëheqësve shtetërorë nga e gjithë bota.

“Në këtë forum ajo do të jetë pjesë e panelit “Global Governance: Neë Approaches for Global Solutions” (Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhje globale). Ajo poashtu do të flasë edhe në disa prej ngjarjeve të tjera të organizuara nga ky forum”, thuhet tutje në njoftim.

Presidenca ka bërë të ditur se Osmani do të takohet me presidentin e Turqisë dhe disa liderë tjerë.

“Gjatë qëndrimit në Turqi, znj. Osmani do të ketë edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme, pjesëmarrës në këto dy forume. Ajo do ta takojë presidentin e Turqisë, z. Erdogan, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borell, ministrin e Jashtëm të Pakistanit, z. Makhdoom Shah Mahmood Qureshi, si dhe udhëheqës të tjerë pjesëmarrës në këtë forum”, bëhet e ditur./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN