MENU
klinika

Njohja e Kosovës

Vuçiç njofton seancë të posaçme parlamentare për të diskutuar…

16.06.2021 - 21:07

Qeveria e Serbisë do të zhvillojë një seancë të posaçme parlamentare më datë 22 qershor ku do të diskutohen detaje lidhur me çështjen për njohjen e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë.

Ky vendim ka ardhur menjëherë pas takimit për herë të parë të kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Serb në Bruksel në kuadër të çështjes për njohjen e Kosovës. Vuçiç ndër të tjera ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Ditën e djeshme në Bruksel u takuan krerët e dy shteteve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Gjatë këtij takimi u paraqitën vetëm qëndrimet dhe pritet e palëve teksa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të ardhshëm në muajin korrik.

Pas takimit që zgjati përreth dy orë, Kurti bëri me dije përmes një postimi në Facebook se ka paraqitur 4 propozime, 3 prej të cilave nuk janë pranuar nga Vuçiç dhe një tjetër nuk i ka dhënë përgjigje.

Vuçiç nga ana e tij tha se ka pasur provokime nga Kurti por pa fyerje. “Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiç pas takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


REL: A do të ketë marrëveshje të shpejtë?

Argumenti për Asociacionin, “në duart” e Vuçiçit