MENU
klinika

“Më pyeti kur do ta njohim Kosovën, unë i thashë…”

Vuçiç tregon detaje nga takimi me Kurtin: Ka pasur provokime!

15.06.2021 - 12:42

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel. Takimi ka zgjatur më pak se dy orë, ndërsa Aleksander Vucic ka thënë se ka pasur “provokime” nga ana e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk janë përdorur fyerje në takim, por “përgjigje të rrepta”.

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiç pas takimit.

Takimi u zhvillua ne prani te Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky ishte takimi i parë që zhvillohet mes Kurtit dhe Vuçiçit. Para takimit mes të gjitha palëve, Borrell e Lajçak takuan ndaras fillimisht Kurtin e më pas Vuçiçin.

Në konferencën për media, të mbajtur para të gjitha takimeve, Borrell u shpreh se “e di që dialogu është proces i vështirë, por i domosdoshëm për të dy palët”. Ai u shpreh i lumtur që dialogu po zhvillohet në një kohë kur Bashkimi Evropian po vizitohet nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!