Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimin e Shoqatës së Bashkive për pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019, ku nuk mori pjesë opozita. Në ankimimin e saj Shoqata e Bashkive për- mend dy argumente kryesore. Gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë me pretendimet e të gjitha palëve që janë të interesuara në çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. “Konstatimin antikushtetues të zgjedhmërisë të procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019, për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë. Verifikimimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën ‘d’ të nenit 131 te Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë”, thuhet në ankimimin e Shoqatës së Bashkive. Po ashtu, Shoqata e Bashkive në argumentimin e saj shprehet se caktimi i datës së zgjedhjeve është ekskluzivitet vetëm i Presidentit, ndërsa Kushtetuesja nuk parashikon pengesa për të nxjerrë edhe dekret për anulimin e tyre. Një tjetër akt të pavlefshëm që konsideron Shoqata e Bashkive është fakti se partia Bindja Demokratike u regjistrua në zgjedhje duke shkelur ligjet. Sakaq, kreu i shtetit ka depozituar në kushtetuese parashtrimet se përse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, nga të gjitha informacionet që siguronte kreu i shtetit vendi
ARGUMENTIMI JURIDIK I SHOQATËS SË BASHKIVE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kundërshtim të hapur me nenin 45 të Kushtetutës, nenit 63 e vijues të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, regjistroi partinë Bindja Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor me 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm me 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë me 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së saporegjistruar, Bindjes Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtëmujore dhe njëkohësisht kushtin e dytë të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, atë të mbledhjes së firmave në masën 1% të numrit të zgjedhësve në bashkitë përkatëse, konfirmuar ky fakt dhe nga raporti i OSBE/ODIHR, i datës 2 korrik 2019.
ARSYETIMI JURIDIK
Lidhur me cenimin e parimit të shtetit të së drejtës, zhvillimi zgjedhjeve në kundërshtim me dekretin e Presidentit të Republikës cenon parimin e shtetit të së drejtës. Në nenin 4, si dhe në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë deklarohet parimi i shtetit të së drejtës, i cili është një nga parimet me themelore e më të rëndësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Si i tillë, është një normë e pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete bazë të mjaftueshme për deklarimin e një ligji si antikushtetues. Ky parim nënkupton sundimin e ligjit dhe mënjanimin e arbitraritetit, me qëllim që të arrihet respektimi dhe garantimi i dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe sigurisë juridike. Ne nenin 4, paragrafi i dytë i Kushtetutës deklarohet: “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”. Deklarimi i epërsisë së Kushtetutës, duke e vendosur në majë të piramidës së normave juridike, përbën një aspekt thelbësor të parimit të shtetit të së drejtës. Ky parim detyron të gjitha organet e push- tetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese. Aktet juridike që nxirren nga këto organe duhet të jenë në pajtim me aktet juridike më të larta, si në kuptimin formal, ashtu edhe atë material.
HIERARKIA E INSTITUCIONEVE
Respektimi i hierarkisë se akteve normative është një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor. Parimi i shtetit të së drejtës nënkupton veprimin e të gjitha institucioneve shtetërore sipas së drejtës në fuqi, si dhe supremacinë e Kushtetutës ndaj akteve të tjera normative. Rendi juridik nuk është një radhitje e barasvlershme normash, por një sistem hierarkik, i cili përbëhet nga nivele të ndryshme vlefshmërie dhe në secilin prej këtyre niveleve qëndron një normë ose grup normash, duke përftuar kështu edhe fuqinë e caktuar juridike. Piramida e akteve normative, e sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës, përcakton marrëdhëniet midis normave juridike, te cilat bazohen në raportin e mbi/nënvendosjes së tyre. Kjo piramidë aktesh normative ka në majë të saj Kushtetutën, e cila shërben si burim për aktet e vyera juridike. Për rrjedhojë, në rastet e konflikteve ndërmjet normave me fuqi të ndryshme juridike, norma me fuqi më të lartë ka epërsi në raport me normën tjetër.
Është me rëndësi të theksohet që Kushtetuta nuk parashikon detaje mbi kohëzgjatjen e mandatit dhe modalitetet e caktimit të datës së zgjedhjeve për njësitë e pushtetit vendor, por neni 10 i Kodit Zgjedhor referon te neni 9 dhe 8 i tij, të cilët referojnë edhe për këtë çyshtje te neni 65 i Kushtetutës. Pra, Presidenti mund ta ushtrojë këtë kompetencë në mënyrë të pavarur nga ndonjë marrëveshje politike e mundshme. Ne rastin e Presidentit të Republikës, nxjerrja e një dekreti i cili revokon një dekret të mëparshëm, sikurse ai për dekretimin e datës 30 qershor 2019, si datë e zgjedhjeve vendore, është vazhdimësi logjike e pushtetit diskrecionar për caktimin e zgjedhjeve. Kjo, pasi në asnjë rast kjo kompetence nuk i është dhënë ndonjë organi tjetër. Kësisoj, vetëm Presidenti mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve edhe në rastet kur për një gjë të tillë shprehen dakord edhe organet e tjera kushtetuese.
PRESIDENTI
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon së Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka kompetencën ekskluzive te caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ligjshme dhe shtetërore, si për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve (neni 92/gj i Kushtetutës). Në zbatim të kësaj dispozite kushtetuese, Presidenti i Republikës, me Dekretin 10928, datë 05.11.2018, caktoi datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri. Data 30 qershor 2019, si datë e zhvillimit te zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, është caktuar me Dekret 10928, datë 05.11.2018, në kushtet e një klime nor- male në vend ku palët politike i shprehen Presidentit të Republikës dakordësinë e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në datën 30 qershor 2019, edhe pse situata në atë peri- udhë kishte dhënë shenja të një klime të polarizuar politike, por gjithmonë brenda institucioneve. Për shkaqe të njohura tashme publikisht, opozita ne muajin shkurt 2019, ndërmori një hap ekstrem të dorëheqjes në bllok nga mandatet parlamentare (182/58). Konkretisht, 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandati parlamentar, duke sjellë si pasojë shterimin e listave shumemërore dhe mosplotësimin e Kuvendit me numrin e domosdoshëm kushtetues (122/140). Opozita vendosi te mosregjistrohej për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke nisur një stinë protestash të rregullta kombëtare, që shënuan plagosje dhe lëndime të shumta dhe të përsëritura në radhët e Policisë së Shtetit dhe të qytetarëve.
RREZIKU I DESTABILIZIMIT
Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare përcaktojnë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë mekanizmi kushtetues që bën të mundur funksionalitetin e demokracisë. Sipas doktrinës dhe jurisprudencës kushtetuese, Presidenti i Republikës, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, mbikëqyr funksionimin e mekanizmit kushtetues dhe mund të ndërhyjë, brenda caqeve që ia lejon Kushtetuta, kur konstaton se po cenohen rregullat që e disiplinojnë këtë mekanizëm, për të siguruar respektimin, në formë dhe përmbajtje, të Kushtetutës, parimeve dhe të drejtave themelore të parashikuara prej saj, si dhe për ruajtjen e një ekuilibri të drejte ndërmjet organeve të ndryshme shtetërore, në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar.
Ky proces zgjedhor po konsumon- te shkelje të rënda të akteve më të rëndësishme ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe që përcaktojnë standardet europiane dhe të drejtat Europiane të njeriut, që Shqipëria duhet të përmbushë dhe të respektojë në vijimësi (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe KEDNJ, Data e zhvillimit të këtij procesi zgjedhor më 30 qershor po krijonte një rrezik të shtuar për sigurinë publike, rendin kushtetues, paqen sociale dhe bashkëjetesën demokratike në vend. Duke vlerësuar tërësinë e rrethanave dhe informacioneve kritike në dispozicion, Presidenti i Republikës vendosi që të mos qëndrojë indiferent ne kushtet kur kërcënoheshin si siguria publike, ashtu edhe pluralizmi politik në vend. Ne protestën e datës 2 qershor 2019, opozita paralajmëroi zhvillimin e një proteste tjetër masive në Tiranë në datë 8 qershor 2019, ora 19:00. Gjatë kësaj kohe dhe në vijim, Presidenti i Republikës u vu në dije- ni se më datë 8 qershor mund të provokohej një konflikt de- stabilizues me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend dhe për gjend- jen e Parlamentit dhe me qëllime destabilizuese.
Presidenti u vu në dijeni se rreziku i provokimit të një konflikti civil me pasojë destabilitetin e vendit do të përforcohej me afrimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, e shpallur si datë e demonstrimit të forcës ndërmjet dy palëve. Shqetësimi për përshkallëzim të dhunshëm u rrit edhe në radhët e faktorit ndërkombëtar, ku nuk munguan deklarata të forta si në drejtim të drejtuesve të opozitës dhe qeverisë, ashtu edhe ndaj protestuesve për të dekurajuar pjesëmarrjen masive në protestën e 8 qershorit. Si pasojë e kësaj klime tejet të tensionuar, protesta e 8 qershorit kapi edhe vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, të cilët stacionuan një numër shumë të madh gazetaresh në Tiranë. Pas rivlerësimit të thelluar të rrethanave dhe informacioneve të akumuluara që paralajmëronin provokimin e një konflikti destabilizues, domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës, cenimin e pluralizmit politik në vend, bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe me përgjegjësi të plotë kushtetuese, në datë 8 qershor 2018, Presidenti i Republikës vendosi të shfuqizojë Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 “Për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, duke anuluar datën 30 qershor 2019, si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Ky vendim i Presidentit të Republikës u bë publik përpara nisjes së protestës së opozitës. Kjo gjë ndikoi menjëherë në qetësimin e situatës.