MENU
klinika

Çfarë shkruan Rama?

​Sot nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit

09.07.2021 - 08:50

Më 9 korrik, kompania ajrore zvicerane “Helvetic Airlines” do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ), duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.

Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”. Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zyrih.

Fluturimi i parë nga Zyrihu për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Edhe kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm dy foto dhe lajmin se sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines.

“MIRËMËNGJES 
dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

“Helvetic Airways” është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zyrihut (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën, përfshirë Europën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikuara në emër të “Swiss International Airlines” dhe “Lufthansa”.

Destinacionet përfshinin Bordo, Calvi, Larnaca, Gran Canaria, Lanzarote, Palma de Mallorca, Tenerife, Corfu, Heraklion, Kos, Rhodes, Shannon, Brindisi, Lamezia, Olbia, Prishtina, Shkupi, Ohri, Berni, Cyrihu, Birmingham, Manchester dhe Inverness.

“Helvetic Airways” u krijua në vjeshtën e vitit 2003, si një ribrandim dhe zgjerim i linjës ajrore ekzistuese “Odette Airways”, për të shërbyer në destinacionet në Europën Juglindore. Linja ajrore ishte transportuesi i parë buxhetor i Zvicrës, aktualisht ka një flotë prej 14 avionësh, duke filluar nga “Embraer”, që në total mund të transportojë 1,552 pasagjerë në të njëjtën kohë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës. Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zyrihun, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të “Illyrian Eagle”: https:/ /www.illyrianeagle.ch/.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN