29.07.2021 - 07:43
Një i vrarër dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i një sherri për tokën mes kushërinjve në Lushnjë, në fshatin Grunjas. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla.
Ky i fundit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla. Ngjarja e rëndë ka tronditur fshatin Grunjas në Lushnjë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj, si dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes.
Gjithashtu, nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy të afërm të tjerë të Kastriot Hasallës, kushërinjtë Sahip dhe Laert Hasalla.