MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

10 arsye urgjente pse shkrirja e PD dhe ndërtimi i një opozite të re është mision patriotik kombëtar

27.07.2021 - 18:53

Sot 14 drejtuesit e kryesisë së Partisë Demokratike Korçë, dhanë dorëheqjen dhe deklaruan shkrirjen e degës në këtë qytet.

Zhgënjimi, mosbesimi, lodhja, konsumimi, besë-prerja, mosmirnjohja, pazaret, klanet, mediokriteti dhe fshatarizmi kanë pushtuar zemrat dhe ndjenjat e mijëra demokratëve.

Ata s’ndjejnë më, që Partia Demokratike të jetë e tyre.
Ata u përdorën si lecka për të larë turpin e Lulzim Bashës dhe pazaret e familjes Berisha.
Asgjë nuk ka mbetur nga Partia Demokratike e studentve të dhjetorit 90.

– janë larguar dhe zbuar 100% themeluesit e saj (377 firmëtarët)
– janë larguar familjet fisnike dhe pinjollët e demokracisë
– janë përzënë 100% ish të burgosurit politik
– janë nxjerr rrugëve ish disidentët dhe të djathtët e vërtet.
– janë përjashtuar pronarët e tokave dhe pronave, duke i zëvendësuar me pushtuesit e paligjshëm të zbritur nga shpellat, bazuar në ligjin Berisha: “Toka o takon, atij që e pushton”

Aty kanë mbetur vetëm dy familjet Berisha dhe Basha, si dhe një tufë injorantësh që u shkojnë pas, por që në jetë s’bëjnë dot asgjë por presin radhën që të rikthehen në postet që kishin një dekadë më parë si doganierë, policë,
kryetarë Komunash, drejtorë, inspektorë…
Berisha dhe Basha nuk impresionohen hiç fare:

– as nga largimet
– as nga humbjet
– as nga rrudhja

Atyre ju interesojnë vetëm dy gjëra:

1- Logo e Partisë Demokratike.
2- Mos krijimi i partive të tjera.

Në këto kushte, shqiptarët e kanë sot emergjencë kombëtare, shkrirjen e Partisë Demokratike për këto arsye:

– sepse Edi Rama do të fitoj përjetësisht, nëse kundërshtar do ketë Bashën dhe Berishën
– sepse Partia Socialiste është disa herë më e madhe se Parti Demokratike që zvoglohet çdo ditë e më shumë.
– sepse Partia Demokratike ka më të fortë luftën brenda llojit sesa luftën kundër PS.
– sepse Berisha dhe Basha janë milionerë dhe janë komod duke ndenjur edhe në opozitë.
– sepse PD nuk është një parti e djathtë por e drejtuar nga liderë komunistë dhe platformë e majtë,
– sepse Partia Demokratike ka dëmtuar pa rikuperim mardhëniet me SHBA.
– sepse Partia Demokratike lufton dhe pengon krijimin e çdo partie apo lëvizje të re politike.
– sepse Partia Demokratike nuk bashkon opozitarët por i denigron ata nëse nuk hyn nën sqetullën e saj.
– sepse lidershipi i PD vazhdon përçan frontin opozitar dhe nuk e bashkon dot atë.
– sepse ka dhjetra prova dhe informacione, që Basha dhe Berisha kanë bërë pazar me Edi Ramën, duke shkatërruar normat e pluralizimit
– sepse shërbimet e huaja dhe trupi diplomatik e akuzojnë se liderët e saj kanë përdorur korrupsionin për të minuar demokracinë në Shqipëri.
– sepse Partia Demokratike është izoluar dhe lokalizuar gjithmon e më shumë duke u katandur në një Partie Veriore që mbështetet në 3 qytete dhe 20 fshatra të thella ne veri duke humbur misionin kombëtar.
– sepse ajo ka shitur disa herë zgjedhjet në pazar me socialistët
– sepse PD ka marrvjeshje me PS për shkrirjen e çdo partie politike në Shqipëri.

Për këto arsye shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për ta shkatrruar Partinë Demokratike dhe duke ndërtuar një opozitë të re.

Ajo e ka mbyllur misionin e saj popullor.

Logo e PD sot i shërben vetëm shtetasit Berisha, që ta përdor si konçesion:

– për ti shpëtuar burgut,
– për të mbrojtur familjen,
– për të mos ju prekur bizneset dhe pasuria,

Ai me lek s’e blen dot, as Amerikën dhe as Edi Ramën sepse ata s’kanë nevojë për thesin e tij por logon edhe mund tja këmbejnë….

Populli duhet të kuptoj që logo e PD ka dal prej kohësh në shitje nga Sali Berisha dhe sekseri i tij, në këmbim të burgut, ruajtjes së pasurisë dhe sigurisë së fëmijve.

Prandaj për të sjell ndryshimin kërkohet shkrirja e Logos së Partisë Demokratike dhe themelimi një lëvizje të re shqiptare.

Shqipëria s’ka më nevojë për një opozitë e cila shkëmbehet me klering.