MENU
klinika

Dominon Manchester United

10 blerjet më të shtrenjta në Premier League

29.07.2021 - 17:39

Viti i fundit nuk është shquar për transferime të bujshme lojtarësh, ndikuar shumë edhe nga pandemia. Gjithsesi, në Angli klubet mbeten aktivë, vjet Chelsea harxhoi shumë dhe ia doli të shpallej kampion Europe.

Por ndër vite, Manchester United dominon kur vjen puna te blerjet më të shtrenjta në histori të Premier League. United dominon me pesë lojtarë, katër prej tyre renditen të parët, si më të shtrenjtit në historinë e kampionati anglez.

Paul Pogba vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në Premier League me 94.5 milionë stetlina, që ndiqet nga Maguire me 78.3 milionë dhe ardhja këtë verë, Sancho me 76.5 milionë.

Pavarësisht se Pep Guardiola ka transferuar shumë lojtarë, madje edhe me çmime jashtë normales për vlerën e atyre futbollistëve, vetëm një lojtar gjendet në top 10, dhe ai i ardhur para se të vinte Guardiola. Bëhet fjalë për De Bruyne.

Gjithsesi, Premier League renditet e dyta për blerjen më të shtrenjtë. Në vend të parë cuditërish ndodhet Ligue 1, kjo falë blerjes së Neymar për 222 milionë euro nga PSG.

Në vend të tretë Serie A, teksa Juventus bleu Ronaldon për 100 mln euro. Në vend të katërt është La Liga, kur Real Madrid siguroi shërbimet e Gareth Bale për rreth 90 milionë euro.