29.07.2021 - 19:43
20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri falë mbështetjes së qeverisë kroate.
Lajmi është bërë i ditur nga min istrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.