04.07.2021 - 10:51
Mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë 74-vjeçarja F. K., e cila jetonte e vetme, vuante nga depresioni dhe ishte e sëmurë, ku së fundit kishte bërë dhe një operacion.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 6:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.