MENU
klinika

Hartohet rregullorja e re

8 risitë/ Rritet shuma e dëmshpërblimit për të aksidentuarit!

22.07.2021 - 10:36

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një rregullore të re që ka të bëjë mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit për të aksidentuarit. Nga sa mëson Report Tv kjo rregullore nuk është miratuar ende, por është nxjerrë për konsultim publik, ku përfshihen disa risi. Thelbi i kësaj rregullore të re është se do të rritet vlera e dëmshpërblimit për të aksidentuarit, ku përfshihen 8 risi.

“Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror; Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit; Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale; Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial; Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë; Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij. Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni; Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve”, thuhet në njoftim.

Në këtë regullore është përcaktuar edhe mënyra se si do të përllogaritet dëmi.

“Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, rregullorja përcakton mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit. Kështu, në rastin e dëmeve me pasojë humbje jete, dëmi pasuror përllogaritet si produkt i të ardhurave vjetore neto me koeficientin e shumës së kapitalizuar dhe moshës së daljes në pension, ndërsa në rastin e paaftësisë së përhershme përllogaritjes i shtohet dhe koeficienti i humbjes së aftësisë për punë”, thuhet në rregullore.

Risitë kryesore të rregullores

Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror;
Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit;
Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale;
Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial;
Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë;
Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij.
Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni;
Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve.