Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës kryeministër në Malin e Zi, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.
I ftuar në Top Channel, Dritan Abazovic tregoi projektet e diskutuara me kryeministrin Rama.
“Rikonstruksion të hekurudhës, pika dalëse e autostradës së gjelbër dhe ndërtimi një ure për të lidh velipojen me Ulqinin”.
Zëvendës kryeministri Abazovic premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.
“Ne hoqëm me Kosovën ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.
Ndryshe nga qeveria e mëparshme e Gjukanovic që nuk ishte nje mbështetëse e fortë e shengenit Ballkanit, Dritan Abazoviç e përkrah pa rezerva.