MENU
klinika

"70% e tenderave me probleme"

Abuzimi me tenderat, Rama prezanton paketën e re të prokurimeve publike

13.07.2021 - 11:37

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në kryeministri ka mbledhur ministrat dhe ka prezantuar paketën e re të prokurimit publik.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

Kreu i qeverisë teksa bënte bilancin për vitin 2020 dhe gjashtë muajt e parë të 2021 u shpreh se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve.

Fjala e plotë e Ramës

Për të pasur një mobilizim të posacëm në zbatimin pa humbur kohë dhe me cilësi të sikundër edhe në takimin e mëparshëm nuk dua të hyjë në detaje lidhur me progresin e bërë në këtë fushë. Sepse qëllimi nuk është të shikojmë mbrapa për tu krahasuar me të shkuarën por të shikojmë përpara për të kapërcyer sa më parë hendekur e gjërë mes nesh dhe të ardhmes.

Paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve në këtë proces, për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet e konstatuara, prandaj dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do t’ju inkurajoja që ta shikoni në mënyrë të specifikuar sipas fushave sepse ka të dhëna të rëndësishme.

Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Rekomandimet nuk janë të shkruara në gur, nuk janë të padiskutueshme, por është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente është cënim flagrant i etikës shtetërore.

Të gjithë e dimë që në problematikat e prokurimit armiku kryesor janë kriteret për kualifikim që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në pjesmarrje. Në shqyrtimin e të dhënave në lidhje me ofertat për vitin 2020 sic thash 936 proceduara, mesatarja e ofertave të kualifikuara 2.56.

Nga 25 institucione 21 prej tyre i kanë vetëm me një operator ekonomik pavarësisht se procedura është e hapur.

Ajo që ka rëndësi është se në përllogoritjen e fundit limit janë konstatura kritere kualifikimi që s’kanë lidhje me objektin e ndërtimit. Që nuk plotësojë kriteret për këtë janë dënuar 41 punonjës. Nëse i shohim shifrat në raport me tërësinë shifrat mund të duket në vogla por nëse shohim perceptimin publik për tenderat atëhere pamja është madhështore për nga negativiteti i saj. Sidoqoftë është e rëndësishme që të bëhet një analizë serioze të burimeve tona njerëzore, sepse ajo që bie në sy është një efekt zinxhir dhe e degraton procesin në rezultate të shëmtuara. Qëllimi madhor i kësaj përpjekjeje është që në këtë vend mos t’i hahet haku askujt dhe kush e ka me hak të marrin hakun, kush nuk se ka me hak mos marri hakun e dikujt tjetër,” tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!