16.07.2021 - 07:50
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lajmin e mirë, se avionët “Air Albania” po bëjnë fluturime turistike edhe në aeroportin e Kukësit, “Flatrat e Veriut”.
Dje nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga ky aeroport, ndërsa 120 pasagjerë që erdhën nga Zvicra zbritën në Kukës.
“Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, shkruan Rama në Facebook.