MENU
klinika

Procedohen 8 pronarë lokalesh

Uniformat blu, aksion në Vlorë, Himarë e Sarandë

01.07.2021 - 10:35

Uniformat blu vijojnë aksionin përgjatë bregdetit për të liruar hapësirat e zaptuara në kundërshtim me ligjin.

Gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të zhvilluar në Vlorë, Himarë e Sarandë, tetë administratorë subjektesh janë proceduar për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Sipas policisë u proceduan penalisht: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe  F. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Ndërsa bëhet me dije se gjatë këtij aksioni në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë u evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 prej të cilave në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë;

Vlorë, Himarë, Sarandë/ Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohen penalisht 8 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, gjatë ditës së djeshme në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës janë liruar 8 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, Policia Bashkiake, Inspektorati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të bashkisë Vlorë, gjatë verifikimeve  dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, Himarë dhe Sarandë u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe  F. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier