MENU
klinika

Këshillat e mjekëve

Alergjitë në verë, pickimi i bletës më problematik!

22.07.2021 - 17:14

Me ardhjen e stinës së verës, alergjitë si astma apo rrufa shfaqin përmirësim. Por dalin në pah alergjitë nga dielli. Mjekja alergologe, Maria Zoto, tregon simptomat më të shpeshta të tyre, dhe ka disa këshilla për tu mbrojtur.

Edhe pickimet nga insektet mund të jenë shqetësuese. Mjekja thotë se pickimet nga mushkonjat janë më të lehta për tu menaxhuar në shtëpi. Ajo çfarë mund të jetë problem, është pickimi i grerëzëz apo bletës tek disa persona që janë alergjik. Zoto thotë se mund të rrezikojnë edhe jetën nëse nuk trajtohen në kohë.

Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj alergjive nga mizat apo insekte të tjera. Mjekja këshillon prindërit që gjatë ekspozimeve në natyre të aplikojnë spraj mbrojtës.