MENU
klinika

3 simptomat që ka, të ndryshme nga COVID

Alimehmeti: Arsyet se përse nuk ka mbërritur në Shqipëri varianti Delta!

02.07.2021 - 07:32

Temperaturat e larta që po përjeton vendi ynë që kanë arritur edhe deri në 40 gradë celcius, kanë anën e tyre të mirë, i ulin rrezkshmërinë COVID-19. Në këtë pikë, ekpertët bien dakord dhe thonë njëzëri, se moti shumë i ngrohtë “na shpëton” edhe nga varianti i ri i COVID-it që po kërcënon botën, variantin indian, i njohur si Delta. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, kreu i Urgjencës, Skënder Brataj dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, kanë listuar arsyet përse në vendin tonë nuk janë evidentuar raste me këtë variant të ri.

“Tre janë ndër arsyet kryesore. Një pjesë e madhe e popullatës e ka kaluar, temperaturat e larta, që janë shumë të rëndësishme, plus që kemi dhe një masë të caktuar që është vaksinuar. Ato që janë vatra të rrezikshme si mësuesit, apo personeli shëndetësor janë vaksinuar shumë fort”, tha Alimehmeti.

“Ne kemi një klimë që e kemi thënë se na ndihmojnë, me këto temperatura virusi kërkon të mbijetojnë e jo më të sulmojnë dhe sa më të shumë të zgjasin, aq më dëm i bëjnë virusit, është shqetësues dhe për OBSH dhe unë për vete kam frikë dhe nga kampionati Europian. Me vaksinimin ke garanci që nuk do humbasësh jetën, apo formën e rëndë në spital, pra vaksina këtë garanton. Rreziku nuk ka kufi për virusin”, tha nga ana tjetër, Brataj.

Ajo që është shqetësuese me këtë variant të ri, është fakti se është shumë i vështirë për të bërë diferencën nga gripi i zakonshëm, pasi kanë pak a shumë të njëjtat simptomat. Epidemiologu Alimehmeti i rendit ato.

“I ngjan shumë gripit dhe ta bën të vështirë ta ndash, dhimbje koke, gryke dhe rrufë, temperatura është ndër simptomat e katërta”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, teksa ka sqaruar edhe një detaj sa i përket situatës së COVID në vendin tonë. Aryseja se përse ka kaq shumë teste, ndërkohë që ka një ulje të trasmetueshmërisë të këtij virusi është fakti se sot po kryen shumë tamponë me qëllim vërtetimi për udhëtimin jashtë vendit.

“E vështirë të bësh dallimin, sidomos në këto ditë të nxehta nga ajri i kondicionuar, fakti që bëhen shumë teste dhe numrat janë të ulëta, na lë shumë të qetë. Testet janë dhe testet administrative, dhe ato që bëhen për personat pa simptoma, të gjitha raportohen”, tha Brataj.

Varianti Delta i COVID-it është edhe një motiv se përse nuk ka një lehtësim të masave, siç është heqja totale e orës policore apo muzika në lokale. Këtu dy ekspertët janë të ndarë.

“Jemi nisur nga fakti që është Delta virusi, është kollaj ta heqësh, por hajt ta vësh. Muzika është subjekt grumbullimi, dhe sa më shumë grumbullime të kesh aq më rast infektimesh do kesh”, tha Brataj.

Megjithatë, Alimehmeti nuk ka qenë dakord.

“Lëvizja e lirë në kushtet kur nuk ke ku shkon, çfarë zgjidh dhe në kushtet që kemi  këtë mot që kemi, se me këtë vapë që jemi përdoren vetëm ambientet e jashtme, është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj që para se të kufizojmë atë duhet të kuptojmë, muzika nuk është e drejtë themelore e njeriut, ne lejojmë shfaqjeje, koncerte, ç’mund të bëj një njeri natën i vetëm”, tha ai.

Rikthimin në karantinë, si në momentin e pikat të virusit, ekspertët thanë se do të tregonte se procesi i vaksinimit ka dështuar, por nuk është Shqipëria rasti konkret.

“Kush rikthehen në karantinë të plotë, ke dështuar në programin e vaksinimit, nuk ka një arsye të mesme”, përfundoi Alimehmeti në ‘Repolitix në Report Tv.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!