Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se shumë pretendojnë apo shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, por e vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar.
Në një shënim në rrjetin social Tëitter, Kim bëri thirrje për të parë aksionin e sotëm, i cili është një sulmet e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.
“Disa deklarojnë/shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është që po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po merr fund. Shikoni aksionin e madh të sotëm, është vetëm goditja më e fundit ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”.
2/2 🇺🇸 will continue to support SPAK & NBI as they investigate & prosecute those who abuse their office or wrongly enrich themselves – while impoverishing 🇦🇱- thru criminal activity. Justice reform has not been easy, quick or perfect, but it’s moving forward & producing results. https://t.co/cyFkhxoXdO
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 2, 2021
Bashkëpunimi i 4 të penduarve të drejtësisë ka ndihmuar Prokurorinë e Posaçme dhe Drejtorinë Antimafia të Barit të godasin një rrjet të gjerë të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimin e parave që vepronte në Shqipëri dhe Itali. Megaoperacioni i koduar “Shpirti”, përveç Shqipërisë dhe Italisë u shtri njëkohësisht edhe në Spanjë e Mal të Zi, ndërsa si rezultat i tij u lëshuan 38 urdhërarreste.
Gjatë së premtes janë ekzekutuar 28 prej tyre, nga të cilët 25 janë lënë në burg dhe 3 të tjerë me masë arresti shtëpiak, ndërkohë që 10 persona të tjerë janë arrestuar më parë në kuadër të operacioneve të tjera të kryera më parë.
Mes të arrestuarve është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili është lënë në arrest shtëpie, Ilirjan Ball,a Shef i Sektorit të Trafiqeve në Policinë e Shtetit, ish-Nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj dhe Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.
SPAK në njoftimin e saj për shtyp bëri të ditur se mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të tjerë policie, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, të cilët gjatë kryerjes së veprës penale në vitin 2016 kanë qenë shoqërues të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Hetimet janë kryer nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021 dhe kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë, pjesëtar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara të cilat vepronin në bashkëpunim me organizatat kriminale bareze dhe kanë qenë në gjendje të dërgonin në Evropë nëpërmjet Italisë sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Lënda narkotike prodhohej në zona të caktuara si Lazarati, Vlora apo Skrapari dhe pasi përpunohej e magazinohej trafikohej drejt Italisë.
Sipas SPAK zyrtarët publikë që janë arrestuar, kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit dhe trafikimit të lëndës narkotike të mos ndërpritej”. Këta zyrtarë në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, duke përfshirë edhe dy operacionet e tjera të zhvilluar më parë dhe të koduara “Shefi” dhe “Kulmi”, janë sekuestruar një sasi e madhe lënde narkotike.
Kryeprokurori i Antimafias italiane Frederico Cafiero de Raho deklaroi se bashkëpunimi për goditje e krimin të organizuar do të vazhdojë.
Krahas masave individuale për të dyshuarit janë vënë në sekuestro rreth 12 pasuri të paluajtshme dhe disa shoqëri tregtarë që kapin vlerën e disa miliona eurove.