MENU
klinika

"PD po shkon drejt bunkerizimit!"

Analisti: Nëse vazhdohet kështu, Berisha do ta marrë partinë me vete!

21.07.2021 - 18:43

Analisti Adri Nurellari komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te vendimet e Këshillit Kombëtar.

Nurellari tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se PD po shkon drejt bunkerizimit, pasi sipas tij, nuk po krijon epërsi morale kundrejt kundërshtarit, qoftë në sjellje apo në vendime.

“E vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet është që të bëjë një epërsi morali, në sjellje, në vendime, kundrejt kundërshtarit. Një pjesë e mirë e njerëzve e kanë shitur votën me një thes miell dhe ky është problem thelbësor. Por, nëse nuk ka një ndryshim morla, një garë, një debat të brendshëm, kjo do vijojë. I vetmi në PD që pati kurajo me i thënë disa gjëra troç ishte Mark Marku. Është për të ardhur keq. Në të kaluarën ka pasur më shumë debat, më tepër zëra në parti, por kësaj radhe ishin më të paktë. E them me keqardhje se ishte një proces që nuk ngjalli interes, qoftë në statut, qoftë në Këshill. Këshilli sot është disfunksional, se ka 450 anëtarë, ndërsa më parë kishte më pak, i mbante salla. Cfarë kuptimi ka të kesh një këshill drejtues me kaq shumë veta. Nuk ka një ndryshim thelbëor në PD. Shoh me keqardhje që PD po kthehet në një bunkerizim dhe po rrezikohet e ardhmja e opozitës shqiptare”, tha Nurellari

I pyetur se çfarë duhet të bëjë lideri historik i PD, Sali Berisha, analisti deklaroi se “Ajo është një tjetër hap drejt izolimit të mëtejshëm të PD. U fut një logjikë e zhguallit të izolimit të grupit. Më duket papërgjegjshmëri edhe nga z. Berisha, sepse një parti që i ka shërbyer atij aq shumë, një mbështetje aq e madhe për të ardhur dy herë në pushtet, pra aq shumë kanë bërë ata mbështetës për Berishën, ndërsa ky i fundit përpiqet ta shfrytëzojë partinë për t’i siguruar vetes më shumë imunitet, duke e gjymtuar atë parti. Ajo parti do e ketë tërësisht të pamundur të krijojë një bazë kundër Ramës, për sa kohë të ketë z. Berisha aty. Nëse do të vazhdohet kështu, gjasat më të mëdha janë që z.Berisha ta marrë partinë me vete”.