MENU
klinika

Fansat janë të bindur...

Angelina Jolie në një romancë me The Weeknd?

02.07.2021 - 10:50

“I feel it coming” thotë The Weeknd në njërën prej këngëve të tij, por këtë s’e ndjemë fare të vinte!

Po, siç po e lexoni, The Weeknd dhe Angelina Jolie mund të kenë nisur një romancë dhe rrjeti po çmendet nga ky lajm. Dyshja e famshme që deri tani mendonim se s’kishin asnjë të përbashkët, në fakt janë parë duke darkuar në një restorant italian në Santa Monika, Kaliforni.

Megjithëse shijuan për orë të tëra darkën së bashku e biseduan gjerë e gjatë, ata dolën të ndarë nga restoranti për të mos ngritur ende dyshime për raportin e tyre

Por, është tepër vonë! Të gjithë besojnë se pas këtij takimi fshihet një njohje e re, për të cilën duam të gjithë të mësojmë më shumë!

Teksa Jolie është single dhe merret ende me gjyqet e kujdestarisë së fëmijëve me ish-in, Brat Pitt, i ka dhënë një mundësi vetes me këngëtarin e “Blinding lights”.

Nga ana tjetër, The Weeknd po shijon kulmin e karrierës së tij dhe numëron hite, të cilave iu shtua edhe projekti i fundit me Doja Cat, i titulluar “You right”.

Nëse ende s’e keni dëgjuar, po jua lëmë ta shijoni më poshtë këngën e The Weeknd dhe Doja Cat.