MENU
klinika

23 vite jetë

Arilena Ara gëzoi mbrëmë me një festë të çmendur!

18.07.2021 - 12:23

Dje, këngëtarja Arilena Ara ishte goca e ditëlindjes, e cila mori të gjitha llastimet e urimet e bukura për 23 vjetorin e saj të lindjes.

Në rrjete sociale, miqtë e këngëtares si dhe fansat e panumërt u dyndën në komente e postime urimi për Arilenën, që e ka shijuar në maksimum ditën e saj.

Madje, në mbrëmje ajo mblodhi miqtë e personat më të dashur buzë detit, për një super festë verore. Pamjet s’kishin si të mungonin në rrjete sociale!

Ara ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Qetësia dhe distancimi në rrjetet sociale e paska pasur një arsye mjaft të fortë sepse ajo e ka shfrytëzuar për të punuar dhe për t’u rikthyer këtë vit fuqishëm në muzikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vjeçe mbush Arilena Ara?

Sot është vajza e ditëlindjes!