MENU
klinika

"Nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste..."

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon kryeministri Rama

06.07.2021 - 10:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar nga policia, nën dyshimet për korrupsion

Kryeministri Rama postim ne Twitter:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacion antikorrupsion nga SPAK

Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes