14.07.2021 - 11:25
Është arrestuar sot juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Ky i fundit mësohet se është vënë në prangat e policisë me urdhër nga prokuroria e Durrësit.
Ende nuk dihen detaje të tjera, por juristi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Të gjithë personat që u arrestuan akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.